Presidenti amerikan, Donald Trump iu shmang pyetjes nëse zëvendëspresidenti, Mike Pence do të ndalojë aktivitetet e fushatës zgjedhore, pasi shefi i stafit dhe punonjës të tjerë në zyrën e tij rezultuan pozitivë me COVID-19.
“Duhet të pyesni atë vetë”, tha kreu i administratës amerikane.
Pence sakaq vazhdoi fushatën e tij të planifikuar në 25 tetor, duke bërë një paraqitje në Karolinën e Veriut, ndërsa ai injoroi zyrtarët shëndetësorë të cilët thanë se ai nuk po respektonte rekomandimet e Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, të cilin drejton.
Shtëpia e Bardhë pretendoi se Pence, i cili ka rezultuar negativ nuk ka përse të izolohet, sepse puna që ai bën përjashtohet nga udhëzimet e qeverisë për hyrjen në karantinë për 14 ditë pas kontaktit me një person të infektuar. Shefi i saj i stafit, Mark Meadows, tha se personeli thelbësor duhet të vazhdojë punën e tij.
“Ne nuk do të kontrollojmë pandeminë”, u shpreh ai për CNN, duke shtuar se fokusi është tek vaksinat dhe terapia. Kandidati demokrat për president, Joe Biden komentoi deklaratat e Meadows, duke thënë se ai “pranoi në mënyrë mahnitëse se administrata ka hequr dorë nga përpjekjet e saj për të kontrolluar pandeminë dhe nga vetë detyra themelorë për të mbrojtur popullin amerikan”.
Top Channel