Itali, masat e reja kundërshtohen nga bizneset në vend

26/10/2020 20:35
Kryeministri Italian, Giuseppe Conte

Nga resortet e skive në veri deri tek restorantet në jug, shumë italianë po kundërshtojnë masat më të fundit të qeverisë për të luftuar koronavirusin.

Kryeministri Giuseppe Conte tha se kufizimet, që përfshijnë mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 18.00 dhe mbylljen e plotë të palestrave, pishinave, kinemave dhe resorteve të skive, janë të nevojshme nëse njerëzit duan të kalojnë krishtlindje të qeta.

Por, periudha e pushimeve nuk do të jetë aspak e qetë për bizneset që ende nuk e kanë ngritur kokën nga izolimi i pranverës dhe që mund të mos rihapen më kurrë.

Baret dhe restorantet janë jetike për shumë qytete italiene, vecanërisht në jug. Në Sicili, numri i restoranteve është rritur me 50 për qind tetë vitet e fundit.

Tani, ekspertët mendojnë se 50 për qind e restoranteve që po operonin edhe deri më tani me kapacitet të reduktuar, nuk do të mund të hapen më fare pasi kostoja e hapjes është shumë më e ulët nga të ardhurat që mund të sigurohen.

Për sa i takon resorteve të skive, urdhri për mbylljen erdhi vetëm një ditë pas hapjes së tyre. Edhe pronarët e palestrave dhe pishinave kanë protestuar ndërsa për shumëkënd, mbyllja e kinemave dhe teatrove do të vrasë përfundimisht kulturën.

Shkalla e infektimeve në Itali është pesëfishuar që nga 8 tetori, duke shkuar në mbi 21 mijë të dielën. Ndërsa shtrimet në kujdes intensiv në të gjithë vendin janë trefishuar në më pak se tre javë. Vetëm të hënën autoritetet raportuan mbi 17 mijë raste të reja dhe 141 viktima.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA