Foto ilustruese

Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka dhunuar dhe kanosur me thikë bashkëshorten e tij.

Gjithashtu është arrestuar M.M., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili  nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. të arrestuarit e tjerë janë A.Ç., 43 vjeç,  banues në fshatin Kodër Bujarës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; K.K., 22 vjeç,  banues në Elbasan, pasi në fshatin Bradashesh, pasi ka aksidentuar dhe është jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Bradashesh.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: L.Rr., 40 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë bashkëshorten e tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi  M.M., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili  nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit :  A.Ç., 43 vjeç,  banues në fshatin Kodër Bujarës, Elbasan,  pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.  K.K., 22 vjeç,  banues në Elbasan, pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan,  ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA