Liverpooli ngjitet në vendin e dytë në Premier League falë fitores 2-1 me përmbysje ndaj Sheffield United në “Anfield”. Rezultoi një sfidë e vështirë për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp, që me shumë vështirësi mundi të kthente në favorin e saj një përballje që nisi keq, pasi në minutën e 13-të miqtë fituan një 11-metërsh falë ndihmës së VAR-it, të cilin e shndërroi në gol Berge.

Pas shumë përpjekjesh “The Reds” mundën të kthenin baraspeshën me Firminhon në fundin e pjesës së parë, i cili e pati të thjeshtë të shtynte drejt rrjetës topin e kthyer nga portieri pas tentativës së Manesë me kokë.

Salah e kaloi topin pas shpinës së portierit sapo nisi minuta e 63-të, por pamjet e përsëritura treguan qartë se ishte në pozicion të parregullt.

Gjithsesi, Liverpooli mori atë që kërkonte në këtë takim, pasi në minutën e 64-t Jota shfrytëzoi krosimin e Manesë për golin e fitores.

Top Channel