Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi një vizitë zyrtare në Shkup, ku së bashku me homologun maqedonas, Zoran Zaev folën për interesa të përbashkëta të dy vendeve të tyre në fushën politike, ekonomike, si dhe për aspiratat e integrimit në familjen europiane.
Dy liderët e cilësuan fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe si alternativën e vetme dhe të duhur.
Në konferencën për shtyp, Zaev i bëri ftesë Kosovës që të afrohet me iniciativën rajonale të minishengenit ballkanik. Ai tha se të premten do të takohet me presidentin Vuçic dhe kryeministrin Rama ku edhe do të dërgojnë ftesën për Kosovën që t’u bashkohet nismës me qëllim që të jetë prioritet për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike, siç u shpreh ai.
Kryeministri maqedonas përshëndeti më tej arritjen e marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështeti rifillimin e dialogut mes dy shteteve. Hoti ndërkohë preku dhe çështjen e Gjykatës Speciale e tha se atje sot nuk gjykohet lufta për liri dhe pavarësi e vendit. Gjithmonë do të nisemi nga parimi që kushdo që përfshihet në këtë process është i pafajshëm dersa të ketë një vendim përfundinmtar të gjyklatës, tha kryeministri i Kosovës.
Top Channel