Cikli emisionit Fshatrat e Shqipërisë, në Top Channel i transmetuar çdo të shtunë në orën 17:00 dhe nga e hëna në të premte në kanalin e Top News në orën 16:00 çdo ditë, po tërheq vëmendjen e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit duke kuptuar se sa e çmuar është Shqipëria dhe se si turizmi në fshatrat tonë po kthehet në eksportin më të madh.

Vlerësimin e kulturave, traditës dhe se e ardhmja e vendit vjen duke kthyer sytë nga e shkuara e tij. Ilnisa Agolli, na çon në Mirditë këtë fundjavë.

Rruga për të shkuar në Katund të Vjetër, kalon përmes Rubikut i cili dëshmohet qysh në mesjetë si vendbanim i lashtë. Është shumë interesante vizita aty. Ky fshat përmendet në histori qysh në vitin 1407. Shtëpitë gjenden larg me njëra tjetrën në një terren të vështirë e të përthyer, por kur takon banorët dhe dëgjon ç’të thonë i harron të gjitha. Dhe faktin se në dimër jetesa duhet të jetë e vështirë, dhe faktin se po braktiset nga pak çdo vit. Por çfarë duhet të vizitosh aty? Çfarë duhet të njohim? Pse ky fshat po shkon drejt agroturizmit dhe turistët e huaj e preferojnë më shumë se shqiptarët?

Arsyet i gjeni në videon më poshtë:

Top Channel