Qeveria e Shteteve të Bashkuara nënshkroi në Shkup Memorandumin për Mirëkuptim dhe Siguri të Teknologjisë 5G me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Kosovës.
Nënsekretari amerikan për Rritjen e Ekonomisë, Energjisë dhe Ambjentit, Keith Krach i firmosi dokumentet në takime të veçanta me Kryeministrat Zoran Zaev dhe me Avdullah Hotin, i cili ishte për vizitë në Shkup. Krach tha amerikan tha se memorandume të tilla janë dëshmi se bota po ndërgjegjësohet lidhur me rreziqet dhe shitësit e rrezikshëm.
Maqedonia e Veriut është vendi i 27 i Aleancës së Natos që i bashkohet të ashtëquajturit “rrjeti i pastër“. “Me memorandumin, vendet firmëtare zotohen se nuk do të shfrytëzojnë teknologjinë 5G nga prodhues të pakontrolluar dhe jo të besueshëm. Rrjeti i pastër është një qasje gjithëpërfshirëse lidhur me kërcënimet afatagjata ndaj privacisë së të dhënave, sigurisë, besimit dhe bashkëpunimit e të drejtave të njeriut, siç paraqitet nga Partia Komuniste e Kinës.
Kjo ceremoni nënshkrimi nuk është vetëm simbolikë besimi mes shteteve tona, por gjithashtu besim edhe midis vendeve me pikëpamje të njejta lidhur me rrjetin e pastër dhe përkushtimin e betejës epike të autoritarizmit kundër lirisë”, u shpreh zyrtari amerikan. Zaev tha se vendi i tij si kandidat për anëtarësim në BE e ka për detyrë t’i përshtasë politikat shtetërore për komunikime elektronike me ato të Bashkimit Evropian dhe zbatimin e teknologjisë 5G “me partnerin tonë srategjik dhe aleat në NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Top Channel