Shkoi pa ftesë në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, shoqërohet nga policia ‘deputeti kaubojs’

23/10/2020 11:09
Momenti i shoqërimit nga policia

Një incident ka ndodhur ne inagurimin e  shtëpisë se Gjergj Fishtës, ku pritet te marrin pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka tentuar të futet në ambientet që po zhvillohet aktiviteti por nuk është lejuar nga garda se nuk kishte ftesë. Policia gjithashtu ka shoqëruar ish-deputetin Ndocaj.

Në momentin e shoqërimit janë mbledhur banorë të zonës dhe forca të shumta policie.

Ndocaj njihet edhe me epitetin ‘deputeti kaubojs’ për shkak të kapelës që mbante gjithmonë në kokë. Së fundmi ai bëri bujë me ndryshimin drastik të pamjes, pas ndërhyrjeve dhe dietave për t’u dobësuar.

FOTO GALERI
2/7
Momenti i shoqërimit të Eduart Ndocajt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA