Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal/ Ndërron jetë në spital kirurgu nga Lezha
23/10/2020 21:07
Ka humbur jetën Qesk Gjergji kirurg pranë spitalit rajonal të Lezhës pas aksidentit me makinë pasditen e sotme.
Gjergji ndërsa udhëtonte me automjetin e tij tip benz ka humbur kontrollin dhe përfundoi në një kanal në anë të rrugës.
Në gjendje të rendë ai u dërgua për në spitalin e Traumës në Tiranë por që nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre .
Top Channel