Nik Gjeloshaj, fitues i mandatit të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi  ka dhënë dorëheqjen nga mandati. Gjeloshaj do të vijojë të jetë në krye të komunës së Tuzit.

Këtë njoftim Gjeloshaj e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Postimi:

Te nderuar qytetarë,

Sikur jeni të informuar, me ligje aktuale në Mal të Zi, një person nuk mund të mbaj dy poste politike.

Pasi isha zgjedhur deputet me 30 gusht, ishte e nevojshme që nga njëra detyrë të jap dorëheqje.

Mbas analizave, kam vendosur që më së shumti mund të jap kontirubut popullit dhe vendit tim, si kryetar i komunës!

Lista Shqiptare është organizatë politike serioze, me mbështetjen më të fuqishme të shqiptarëve.

Platforma jonë politike përfshinë kërkesat e popullit tonë!

Një sfidë që kemi filluar në Tuz, mbas fitores së madhe të shqiptarëve, vetëm një vit e gjysëm mbas, nuk do të ishte serioze të ndalemi.

Unë jam luftarak nga natyra dhe nuk terhiqem në mes të rrugës! Projektin duhet çuar deri në fund, e posaçërisht në këtë kohë kur Podgorica u vërsul mbi Malësinë, që tentuan të na plaçkisin dhe të na poshtërojnë. Por Jo nuk do të ja dalin, do të jem në linjë të parë të frontit politik për të mbrojtë këtë kauz, së bashku me kolegët dhe partnerët nga Lista Shqiptare.

Kudo që të jemi, me dinjitet do të përfaqësojmë kombin tonë dhe do të ndikojmë në zhvillimin e vendit.

Edhe pse për rehati personale dhe familjare, pozita e deputetit për mua do të ishte shumë më e lehtë, zgjodha të vazhdoj punën, pa ndalur për  zhvillimin e vendit dhe popullit tim!

Andaj nuk ka funksion që mund të jetë si mundësi, që mund të më levizin në mes të rrugës, për të zhvilluar vendin tonë.

Projekti i fituar i komunës është djersë e derdhur dhe fitore e madhe e gjeneratava të tëra, diasporës dhe partive shqiptare!

Është projekt i shenjtë që askush nuk guxon të mendoj të luaj me të, në çdo menyrë dhe rrethanë që të duhet, do të mbrohet!

Ne, në Listën Shqiptare  nuk varemi nga asnjë person. Jemi ekip, kolektiv që kemi dëshirë dhe vullnet të punojmë për vendin tonë!

Kushdo që të vendosim të na përfaqësoj, do të jetë pjesë e ekipit të suksesit për avancimin e popullit tonë në çdo nivel!

Lista Shqiptare është e ardhmja politike e shqiptarëve dhe avancimit të drejtave të tyre!

Lista Shqiptare duhet të jetë një subjekt dhe ashtu të funksionoj për të mirën e shqiptarëve!

Me respekt,

Nik Gjeloshaj

Te nderuar qytetarë,

Sikur jeni të informuar, me ligje aktuale në Mal të Zi, një person nuk mund të mbaj dy poste…

Posted by Nik Gjeloshaj on Friday, October 23, 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA