Presidenti amerikan, Donald Trump dhe paraardhësi i tij, Barack Obama, kanë drejtuar sulme të ashpra ndaj njëri tjetrit në tubime rivale.

Duke bërë fushatë për kandidatin demokrat për shtëpinë e bardhë, Joe Biden, në Pensilvani, Obama e quajti Trump “xhaxhain e cmendur” dhe tha se ai i ka dhënë zë racistëve.

Në Karolinën e Veriut ndërkohë, presidenti republikan e thumboi Obamën duke thënë se kishte gabuar edhe në parashikimin e zgjedhjeve të 2016.

Askush më shumë se Obama nuk bëri fushatë për Hillari Klintonin – tha ai para mbështetësve. Dhe unë mendoj se ai ishte akoma më i mërzitur se Hillari Klinton kur unë fitova. Trump ndërkohë tha se zgjedhja me të cilën përballen votuesit është mes një super rimëkëmbjeje me Trump apo një depresioni të madh me Biden.

Kur kanë mbetur edhe vetëm 13 ditë nga zgjedhjet, Biden ka një kryesim të qëndrueshëm në shkallë kombëtare, por diferenca është më e ngushtë në disa shtete amerikane që në një mënyrë apo një tjetër mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Amerikanët ndërkohë po votojnë me ritme të papara, me 42 milionë prej tyre që i kanë hedhur tashmë votat e tyre me postë apo personalisht.

Top Channel