Muçi nuk shitet për 500 mijë euro/ Tirana e mban edhe një vit futbollistin e shumë kërkuar

22/10/2020 20:06

Ofertat për të shkuan deri në 500.000 euro, por Tirana sakrifikoi për ta mbajtur edhe 1 vit.

Tirana kampione e 100-vjetorit ishte një Tiranë si rrallë herë vitet e fundit e mbushur me të rinj të talentuar që u shndërruan në shënjestrën e merkatos ndërkombëtare  gjatë periudhës së verës. Nëse pjesa më e madhe u siguruan me kontrata, një nga më të lakmuarit nga kampionati shqiptar jo vetëm i Tiranës ishte Ernest Muci. Sulmues  i rrallë, për nga cilësitë që mund ‘ti shërbente Tiranës edhe për përfitime financiare, por rinovimi edhe pse 1-vjecare me të u bë javën e shkuar.

“Më vjen mirë që qëndrova, ky sezon do të jetë ndryshe besoj do të aktivizohem edhe më shumë  dhe të shënojë sa më shumë që të ndihmojë ekipin. Kur të jetë për t’u larguar do të largohem”.

Po nga kanë qenë ofertat kryesore që e tunduan gjatë kësaj vere Mucin?

“Ekipe belge apo zvicerane. Është mirë të luash në këto ekipe pasi të japin mundësinë që të rritesh si lojtarë”.

Ofertat për Mucin ishin relativisht të larta për një lojtar të kampionatit shqiptar, nga 300 deri në 500.000 euro.

“Në këtë moshë që jam unë besoj që luaj vetëm për pasion sepse unë nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të luaj futboll, kështu që e kam mendjen vetëm të futem në fushë dhe të luaj”.

Si çdo i ri edhe ai e ka një idhull

“Një idhull që besojë e gjithë mosha ime e ka është Kristiano Ronaldo. Ajo që ai tregon dhe pasionin që ka të gjithë shohin atë dhe mundohen të bëhen sadopak si ai”.

Këtë vit Tirana nuk do të ketë më Michael Ngo i larguar pas 3 vitesh kontributi shumë të madh në sulm tek bardheblutë

“Kemi humbur shumë në sulm, do të mundohemi të punojmë shumë që ta zëvendësojmë sadopak, por do të jetë e vështirë”.

Dhe cili është synimi i Mucit për këtë sezon?

“Të them të drejtën duhet të arrijë të shënoj 20 gola”.

Top Channel