2.1 milionë euro janë marrë nga Thesari i shtetit në Kosovë prej një personi i cili punonte atje prej 11 vjetësh. Lajmin e konfirmoi vetë ministrja e financave, Hykmete Bajrami, e cila sqaroi gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp se bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik.

‘E kemi denoncuar rastin. Kemi kërkuar auditim të brendshëm. Janë suspenduar dy persona, një është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ne tani kemi gjurmuar të gjitha transaksionet. Institucionet e rendit po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’i kthehen Thesarit të Kosovës. Është një rast i izoluar’- tha Bajrami.

Mësohet se i dyshuari me shtetësi kosovare është arrestuar, por ndërkohë dy persona të tjerë janë në arrati. Policia tha se “është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Ajo sqaroi se janë bastisur shtëpive të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një makinë në pronësi të njërit prej tyre. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim. Episodi besohet të ketë ndodhur në 9 tetor, por arrestimi i parë u krye të marten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA