Formula Uno, largohen Grosjean dhe Magnussen/  Revolucion te skuadra Haas

22/10/2020 16:16

Skuadra Haas do t’i nënshtrohet një revolucioni për vitin 2021. Skuadra amerikane e Formula 1 bëri të ditur largimin në fund të këtij sezoni të të dy pilotëve të saj; Romain Grosjean dhe Kevin Magnussen.

Eshtë ky një ndryshim i rëndësishëm me skuderinë Haas që në 2021 pritet të ketë në radhët e saj dyshen e pilotëve Mick Schumacher dhe Nikita Mazepin, konfirmimi i të cilëve mund të bëhet gjatë kësaj fundjave në çmimin e Madh të Portimaos në Portugali.

Romain Grosjean mbyll një eksperiencë 5 vjeçare me Team Haas teksa deklaron se tashmë është një kapitull i mbyllur. ‘Kam qenë te Team Haas që nga dita e parë-tha Groasjean-Në këto 5 vjet kemi kaluar momente të jashtëzakonshme, por edhe të vështira. por ai që ka rëndësi është rrugëtimi i kryer. kam mësuar shumë, jam përmirësuar, jam bërë pilot dhe person më i mirë’

Mesazh lamtumire u dha edhe nga Magnussen. ‘Sezoni 2020 i Formula 1 do të jetë i fundit për mua me skuadrën Haas-tha Magnusen-kam kaluar momente fantastike me skuadrën në 4 vitet e fundit dhe nëse shoh pas, mund të shoh se kam bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm. Për mua të qenit pjesë e një skuadre të re ishte një sfidë dhe e kam shijuar plotësisht, më ndihmoi të fitoj eksperiencë dhe të zhvillohem si pilot garash’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA