“Deti” në Hagë/ Milo: Duhet një marrëveshje kompromisi mes dy vendeve për t’ia paraqitur gjykatës

22/10/2020 12:22

Shqipëria dhe Greqia për të dytën herë, do të përballen në gjykatën ndërkombëtare në Hagë. Përballja e parë ishte për incidentin me anijet luftarake britanike në kanalin e Korfuzit, nga ku Shqipëria e humbi këtë betejë gjyqësore.

Paskal Milo ish ministër për punët e Jashtme i tha Top Channel, se vendimi për të patur një arbitër ndërkombëtar është i mirë pasi kjo çështje e shumë debatuar ndër vite nuk po gjente zgjidhje përmes negociatave direkte.

Paskal Milo: -Fare normale kur dy qeveritë kanë qëndrime të ndryshme dhe argumente të ndryshme për një çështje të caktuar atëherë kërkohet një arbitër i paanshëm dhe në këtë rast arbitri më i mirë i paanshëm mund të jetë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e cila ka një përvojë të madhe në diskutimin e çështjeve të tilla të diskutueshme dhe është e njohur.

Por përpara përpalljes me gjykatën, Paskal Milo thotë se është një rrugë e gjatë procedurale.

Paskal milo: E para që duhet të bëjnë dy qeveritë është të arrin një marrëveshje kompromisi quhet për çështjet që do ti paraqesin sëbashku gjykatës. Nuk mund të shkojnë në gjykatë gjithsecila veç e veç. Të dy qeveritë me grupet negociatore duhet të ulen të formulojnë çështjet, pyetjet që do ti adresojnë gjykatës ndërkombëtare dhe pasi të nënshkruajnë këtë dokument kompromisi do ja dërgojnë gjykatës zyrtarisht.

Paskal Milo thotë se Shqipëria duhet të ketë një grup negociator  shumë perfekt, me ekspertë  a-politik, madje duhet të kërkojë asistencë ndërkombëtare. Por kur mund të shkojë kjo çështje në gjykatë?

Paskal Milo: Unë besoj se dy vite mund të jetë një minimum do të duhet më shumë. Do të varet në radhë të parë sa shpejt qeveritë do të ecin do të negociojnë dhe do të arrin në atë që është marrëveshja e kompromisit për t’ja paraqitur gjykatës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA