Droga e sekuestruar

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, 61-vjeçari u pikas nga agjentët e stacionit të policisë në Lorenteggio duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë pranë magazinës së një kompanie të braktisur, ku dhe u ndalua më pas.

Shqiptarit gjatë kontrollit iu gjet 1 gram kokaine, tre celularë, 185 euro dhe një tufë çelësash me të cilët policët hynë në depo.

Ndërkohë, nën timonin e një makine të parkuar gjetën një çantë me të 11 gram kokainë, ndërsa brenda tij në total u sekuestruan 18,6 kg heroinë, gjysmë kilogram kokainë, 9 gram marihuanë.

Gjithashtu në depo, 61-vjeçari kishte instaluar një laborator të vërtetë droge me përzierës, soba, tenxhere me presion, si dhe një shtypës hidraulik artizanal për paketimin e drogës në blloqe dhe 48,350 euro.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA