​Befason Interi, kërkon një tjetër lojtar të Milanit

21/10/2020 16:36

Sipas “Calciomercato.com, Interi po e monitoron situatën e krijuar ndërmjet Milanit dhe mesfushorit Hakan Calhanoglu mbi rinovimin e kontratës.

Lojtari mund të mbetet si agjent i lirë në vitin 2021, por “Rossonerët” po bëjnë përpjekje për rinovimin e kontratës me reprezentuesin nga Turqia.

Gjithsesi, Interi tashmë raportohet se e ka kontaktuar Milanin për të kuptuar më shumë rreth kësaj situate dhe janë gati të hyjnë në negociata nëse lojtari nuk e pranon propozimin e Milanit për rinovim të kontratës.

Top Channel