Presidencialet SHBA/ Reperi 50 Cent u thotë fansave të votojnë për Donald Trump, për një arsye

20/10/2020 19:27

Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka shprehur kohët e fundit mbështetjen e tij elektorale për Donald Trump dhe arsyeja e vetme që ai përmend është mbështetja për politikat taksore.

Në një postim të fundit në Instagram, 50 Cent, i cili është tashmë sipërmarrës dhe përdor emrin e lindjes Curtis Jackson në bizneset e tij, u thotë fansave se është i zemëruar me propozimet e rivalit Jo Biden për taksimin e të pasurve.

50 Cent kishte postuar një foto ku tregohej taksimi prej 62% i propozuar nga demokratët për të pasurit, madje shtonte se nuk e ka problem që Trump “nuk i pëlqen njerëzit me ngjyrë.”

50 Cent shkruante: “Në djall të vejë .. votoni për Trump .. as skuadra ime New York Knicks nuk fiton asnjëherë. S’më plas fare që ai nuk i pëlqen të zinjtë, 62% taksa është çmenduri”.

Ashtu siç pritej postimi i Jackson solli zemërim të gjerë me luftëtarët ‘liberalë’ të tastierave, por u lavdërua nga mediat konservatore.

Postimi i tij u vërejt dhe nga familja Trump dhe komentet e tij dolën në lajmet e fushatës presidenciale.

Një nga komentet e tij më të diskutuara ishte ai në një program ku “50 Cent” argumentonte se me demokratët mund të kthehej në“20 Cent.”

FOTO GALERI
1/3
50 Cent u thotë fansave se është i zemëruar me propozimet e rivalit Jo Biden për taksimin e të pasurve

Top Channel