Ish ambasadorja e Kosovës në Hungari vijon të mbajë automjetin me targa diplomatike edhe pse nuk është më pjesë e trupit diplomatik.

Rreth dy vjet më parë Luljeta Vuniqi u largua nga ambasadore, por makinën me targa diplomatike vazhdoi ta përdorte deri sa Fiksi “trokiti” në derën e saj.

Ajo nuk pranoi të përgjigjej për targat e makinës të parkuar poshtë banesës së saj, por pas dy ditësh i zëvendësoi ato me targa normale.

Fiks Fare u interesua pranë Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Paraprakisht gazetarët kishin njoftuar për problematikën ministren Meliza Haradinaj nëpërmjet një mesazhi. Këshilltari i saj kur takoi gazetarët pretendoi se nuk ishte në dijeni të këtij komunikimi dhe tha se do të vërë në dijeni ministren nëse dikush është i gatshëm të japë një intervistë lidhur me këtë problem. Ministrja jo vetëm që nuk pranoi të takonte gazetarët, por këshilltari urdhëroi rojet që të nxirrin jashtë godinës gazetarët pasi askush nuk do të prononcohej.

Gazetarët e Fiksit u penguan të raportonin edhe jashtë godinës. Ku rojet i nxorrën jashtë parkimit me pretendimin se kështu e kishin urdhërin.

Për këtë çështje Fiksi i dërgoi një kërkesë zyrtare Ambasadës së Kosovës në Hungari. Kjo e fundit u përgjigj menjëherë. Në të thuhej:

Ju pershëndesim, dhe ju informojmë, se të gjitha të dhënat që ju i kërkoni nga ne, i kemi dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë, nëse keni intersim për këtë çështje, adresa e juaj mbetet, MPJD në Prishinë.
Por kjo e fundit, edhe pse u kontaktua me mesazh dhe ju dërgua shkresë në emalin zyrtar, nuk ka kthyer ende një përgjigje. E vetmja që duket se reagoi ishte Luljeta Vuniqi, ish ambasadorja, e cila, pasi Fiksi i “trokiti” në derë, nxitoi menjëherë që të hiqte targat diplomatike dhe t’i zëvendësonte me ato të Kosovës.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA