Teksa Europa përballet me një shtim frikësues të shifrave të Covid 19, i cili po detyron vendet anekënd kontinentit të vjetër të ashpërsojnë masat kundër pandemisë, Australia regjistron rënie të shifrave dhe ka vendosur të zbusë masat e saj.

Më shumë se 100 ditë pas kufizimeve të vendosura në njërën prej vatrave kryesore të sëmundjes atje, Melburn, autoritetet hoqën izolimin prej dy orësh, koha kur qytetarët lejoheshin të dilnin nga shtëpitë e tyre. Po ashtu, tashmë është lejuar distanca prej 25 kilometrash që njerëzit mund të udhëtojnë nga shtëpitë e tyre për të kryer aktivitete të ndryshme. Në shtetin e Viktorias nuk janë hequr megjithatë të gjitha kufizimet.

Në këtë zonë, tubimet publike do të jenë të limituara dhe restorantet do të ofrojnë vetëm shërbimin Take-away (Merre me vete) dhe me porosi. Australia ka regjistruar gjithsej 900 vdekje nga koronavirusi e rreth 27.400 infektime. Ne mbarë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka mbërritur në 35,9 milionë sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ndërsa jetët e humbura llogariten në 1,1 milion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA