Mësuesit të historisë iu pre koka pasi tregoi karikatura të profetit Muhamed/ Fillon hetimi për terrorizëm

16/10/2020 21:33

Një mësuesi historie që ka treguar karikatura të profetit muhamed në klasë, iu pre koka të premten ndërsa agresori i tij u vra nga policia franceze ndërsa përpiqej ta arrestonte.

Prokurorët thanë se ata po hetonin sulmin që ndodhi në periferi të parisit, rreth orës 17.00 afër një shkolle në një periferi perëndimore të kryeqytetit francez. Sipas policisë, viktima ishte një mësues historie, që së fundmi kishte diskutuar për karikaturat e profetit muhamed në klasë.

Prokurorët thanë se ata po e trajtonin incidentin si një vrasje të lidhur me një organizatë terroriste dhe të lidhur me terrorisë. Akuzat janë të njëjtat si ato që u ngritën muajin e kaluar ndaj një 25 vjeçari pakistanez që plagosi dy persona në shenjë hakmerrjeje ndaj publikimit të karikaturave të profetit Mohamed nga e përjavshmja satirike Charlie Hebdo.

Policia të premten mbërriti në vendngjarje pasi kishte marrë një telefonatë për një individ të dyshuar afër shkollës. Ata gjetën një person të pajetë dhe panë rreth 200 metra larg një person të armatosur me thikë, që kërcënoi policët ndërsa përpiqeshin ta arrestonin. Ata hapënz jarr dhe e plagosën rëndë atë. më vonë agresori humbi jetën nga plagët.

Ministri i brendshëm, Gerald Darmanin, që ishte për vizitë në marok, u kthye në paris menjëherë pasi bisedoi me kryeministrin dhe presidentin.

Top Channel