Abuzimet me të miturit/ Deputeti Valteri: Përdhunuesit duhet të marrin dënimin maksimal

15/10/2020 14:19
Halit Valteri në “Shqipëria Live”

Fenomeni i pedofilizmit është një plagë shumë e madhe në të gjithë botën, ku përfshihet edhe vendi ynë, i cili nuk po ndalohet, por vetëm po shtohet dita ditës.

Deputeti Halit Valteri në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar se nëse në kuvend propozohet ligji që të mos jepet e drejta për gjykim të shkurtuar për përdhunuesit do ta merrte përsipër që të kalojë.

Ai ka përmendur se për ata duhet të jepet dënimi maksimal, pasi janë mostra.

“E marr përsipër unë këtë ligj që të kalojë. Shqipëria  ka nevojë për një ndërgjegjësim, nuk mund të kthehemi pas për dënim me varje, të mos jepet e drejta për gjykim të shkurtuar, çdo person që përdhunon duhet të marrë maksimumin e dënimit. ata janë njerëz mostra, nuk është rehabilituar, duhet të rrisim ndërgjegjësimin dhe t’u bëjmë thirrje prindërve”, Valteri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA