Trupi i Maria Chiara Previtali u gjet në mëngjesin e ditëlindjes së saj të 18-te, pasi i dashuri i saj siç raportohet i varur nga drogat, i kishte sjellë si dhuratë substancën për të konsumuar.
Maria Chiara Previtali u gjet pa jetë në shtëpinë e të dashurit në qytezën e Amelia, në provincën qendrore të Terni më 10 tetor, raporton e përditshmja vendase ‘La Nazione’.
Previtali kishte disa muaj që shoqërohej me të dashurin e saj 21-vjeçar Françesko, i njohur si i varur nga drogat.
Natën para ditëlindjes ajo kishte dalë për një festë modeste me miqtë e saj, pas së cilës ishte kthyer në shtëpinë e Francesco-s për surprizën e veçantë.
Sipas La Nazione, Francesco i dha asaj heroinën si dhuratë për ditëlindje, të cilën vajza e kishte marrë në orët e para të mëngjesit.
Rreth orës 08.00 të mëngjesi të nesërm Francesco kishte thirrur shërbimet e emergjencës të cilat nuk kishin arritur të bënin asgjë përveç ta shpallnin vajzën të vdekur në vendngjarje.
Babi i Marias tragjike, i cili ka punuar disa vjet në qendrën kundër varësive Incontro, tha: “Maria Chiara nuk ishte mirë, . . . . ai e influenconte atë, e kishte ndryshuar. Që kur nisi të shoqërohej me të ajo u bë një person tjetër, dhe tani e gjej të vdekur.”
Previtali ndiqte vitin e pestë të shkollës shkencore “Renato Donatelli” në Terni dhe ishte gjithashtu eksperte e mësuese e arteve marciale.
Edhe miqtë e saj janë dakord me të atin dhe thonë se ajo kishte qenë një person i dashur e shoqëror, derisa Francesco e kishte ndryshuar duke u bërë e turpshme dhe e distancuar.
Droga dhe substanca të tjerra u sekuestruan në shtëpinë e Francesco, i cili njihej nga policia si i varur nga drogat deh me precedentë kriminalë.
Francesco raportohet se kjo do të kishte qenë hera e parë që Maria provonte heroinën.
Top Channel