21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje më të rëndë
15/10/2020 09:55
21 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Nga spitali tregojnë për gjendjen shëndetësore të pacientëve, nga çka 15 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 7 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:15 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 286 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Top Channel