Zgjidhja për plehrat e Durrësit/ Basha është kundër. Rama e ironizon, “nostalgjik për malet me plehra”

14/10/2020 19:37

Qyteti i Durresit ka një problem shumë serioz që lidhet me menaxhimin e mbetjeve urbane. Më parë ato hidheshin në landfillin e Porto Romanos, një zonë shumë e ndotur dhe pranë zonës së banuar si dhe universitetit.

Pas shumë vitesh zëri i banorëve, shoqërisë civile dhe ambjentalistëve u dëgjua dhe landfilli u vendos të mbyllet për tu kthyer në një eko park dhe ambjent argëtimi për qytetin e Durrësit. Mbetjet urbane u diskutua që të transferoheshin dhe trajtoheshin në Tiranë ku po ndërtohet edhe inceneratori.

Kjo teknologji e re, e perdorur gjeresisht ne vendet e zhvilluara asgjeson mbetjet, te cilat deri me tani hidhen ne natyre e perfundojne ne toke, lumen e dete. Por deri në atë moment, bashkia e durrësit u përpoq që ti depozitonte sërish në qiell të hapur në zona të ndryshme të territorit të saj. Por kjo shkaktoi protesta

Por zgjidhja, për ti dërguar mbetjet në Sharrë, po kundërshtohet nga opozita. Kryetari i PD lulzim Basha është investuar personalisht kundër këtij projekti që do t’I japë zgjidhje problemit të mbetjeve urbane në dy qytetet më të mëdha në vend, Tiranës dhe Durrësit. Ndërkohë pro zgjidhjes përfundimtare të cështjes së mbetjeve është kryeministri Rama.

Ai iu përgjigj këtë të mërkurë akuzave të kryetarit të PD duke thënë se Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra. Rama I kërkon Bashës që të heqë dorë nga nostalgjia për mbeturinat dhe të harrojë se duke sharë, akuzuar, shpifur do ta kthejë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA