Një video tronditëse është bërë virale në rrjete sociale. Në të shfaqet një grua, e cila punon në një kompani pastrimi, duke pirë ujë nga rubineti i tualetit.
Mësohet se gruaja e ka bërë këtë veprim për të bindur firmën që kanë qenë e përkushtuar në punë. Në video shihet se si snaitarja merr ujë nga tualeti dhe e pi atë me një gotë të vogël plastike. Ajo shpjegoi më pas se kjo është një mënyrë për të inkurajuar veten që të punojnë gjithnjë e më shumë. Ndërkohë nga ana tjetër, kompania e ka vlerësuar atë si një punonjëse shembullore.
Ndërkaq, Kjo video solli një debat të gjerë në rrjetet sociale. Disa shpreheshin se nuk është etike që kompania e pastrimit të promovojë sjellje të tilla gjatë pandemisë së Covid-19. Një tjetër shprehej se shefat e kompanisë duhet të kishin bërë të njëjtin veprim. Shumica e komentuesve ishin të mendimit se ky ishte një veprim fyes.
Top Channel