“Sofia” frymëzuar nga At Zef Pllumi/ Në rolin kryesor, Tinka Kurti, regjia nga Eduart Grishaj

13/10/2020 15:28

Lufta e Dytë Botërore,1941. Një grua shqiptare në moshë nga veriu i Shqiperise mirëpret në shtëpi një të plagosur, ushtar jugosllav, që po kthehej nga luftimet.

Por ai qëllon të jetë ehe vrasësi i birit të saj.  Këtu zhvillohet dilema e një gruaje nëse armiku që ka marrë në besë mund të qëndrojë i gjallë në shtëpinë e saj:

“Sofia” është filmi më i ri i regjisorit të Top Channel Eduart Grishaj bazuar ne nje histori te vërtete e frymëzuar nga At Zef Pllumi.

Ne rolet kryesore interpretojnë Adem Karaga, Rita Gjeka, Cun Lajci e Alfred Trebicka ndërsa krah tyre luan edhe ikona e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti e cila edhe pse 88 vjeçare ka ndoshta rolin e saj me te vështire te karrierës.

Nuk ka qene e thjeshte as për drejtorin e fotografisë Djordje Stojilkoviç te xhirojnë ne një terren te vështire malor si Alpet e Shqipërisë.

Filmi do të jetë gati  për audiencën e gjere pas përfundimit te pandemisë dhe hapjes se kinemave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA