Përmbytje në Durrës/ Disa nga rrugët e qytetit bëhen të pakalueshme

13/10/2020 15:26

Reshjet e shumta të shiut që vazhdojnë prej 24 orësh kanë rënduar situatën në rrugët e Durrësit.

Një pjesë e mirë e tyre janë bërë të pakalueshme duke vështirësuar veprimtarinë ditore të njerëzve. Qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve ka qenë thuajse i pamundur, pasi uji ka vërshuar edhe në trotuare, duke shkaktuar vonesa dhe bllokim të aktivitetit të biznesit që ngrihet përgjatë rrugëve të pushtuara nga uji.

Situata është paraqitur më kritike në lagjet 12, 17, Shkozet dhe ish-kënetë ku raportohet se uji është futur dhe brenda banesave, ndërsa kanalet kanë dalë jashtë shtratit.

Në këto kushte hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë, por sasia e reshjeve dhe gjendja e rrjetit të kanalizimeve, bllokimi i disa pusetave nga mbetjet e ka vështirësuar tërheqjen e ujërave nga rrugët e përmbytura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA