Dhomat e specializuara/ Thaçi: Nuk ka arsye për “superaksione”

12/10/2020 12:40

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci u shpreh se qytetarët e Kosovës dhe e gjithë bota presin që Dhomat e Specializuara t`i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze” sic e quan ai “trafikimin e orhaneve nga UCK-ja”, apo “Shtëpinë e Verdhë”, për shkakun e të cilave dhe u themeluan Dhomat në fjale.

Por në një deklaratë për shtyp, kreu i shtetit të Kosovës nënvizon gjithashtu se UCK-ja ka qenë shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtar, duke nisur nga gjykatat e UNMIK-ut e e deri tek vetë Dhomat në fjalë. “asnjë i intervistuar apo i akuzuar nuk i ka ikur përgjegjësisë për t`iu përgjigjur autoriteteve kompetente të drejtësisë”, thuhet në deklaratë.

“Rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë”, thekson Thaci duke i mëshuar idesë se asnjë i pandehur i tillë nuk do t`i ikë drejtësisë, ndaj nuk ka nevojë sipas presidentit për “ekspedita apo aksione spektakolare”. E gjithë bota e di se Kosova ishte viktimë dhe se populli i saj e UCK-ja është përballur me gjenocide e spastrim etnik”, shprehet Thaci i cili është intervistuar edhe vetë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA