Myfarete Laze

Exclusive sjell sonte në mbrëmje një rrëfim për rrugëtimin artistik të këngëtares Myfarete Laze.

Ajo u bë e njohur për publikun 40 vite më parë, kur këndoi në festival të njëjtën këngë me këngëtaren e madhe Vaçe Zela. Publiku e priti shumë mirë vajzën e re shkodrane e cila që nga ajo kohë i ka dhënë skenës së këngës një art plot vlera.

Këngëtarja Myfarete Laze është një prej talenteve tona të shquara të këngës. U rrit në Shkodër, në një qytet të kulturës dhe artit, që ishte vendi ideal për çdo artist,  por në një kohë kur prapaskena nuk kursente as talentet, për arsye që nuk lidheshin fare me artin

“Regjisori i festivalit të 19 me çoi një njoftim në Shkodër ‘Myfarete Laze duhet te paraqitesh ne konkursin e pranimit te këngëtareve për tu përzgjedhur për në festival’. Nuk e prisja, nuk kisha bërë kërkesë për të shkuar në festival dhe jo se nuk e shihja veten por ashtu i kisha rrethanat”, tha Myfarete Laze.

 “Shkojmë në Shkodër flasim, ata janë njerëz me sentiment të brendshëm të pastër dhe kanë një kurajo civile kështu, dhe përpara një talenti dorëzohet dhe thonë atje, mirë aktivizojeni”, tha Osman Mula.

Të nesërmen më thonë në Radio ke me këndu këngën e Agim Prodanit, unë nuk e dija që aty në dhomën tjetër ishte dhe Vaçe Zela”, tha Myfarete Laze.

U prit mire, është pritur shumë mirë, sepse vetë timbri i sa, vetë mënyra e saj e të kënduarit ishte disi e veçantë”, tha Nora Cashku 

Myfaretja hyri në festival si një fenomen dhe të gjithë i thoshin, i ngjan kësaj i ngjan asaj, në fakt ajo ishte Myfaretja me atë zërin e bukur, me atë vibraton që këndonte”, tha Irma Libohova.

Po të konkurrosh me Vaçe Zelën, një ikonë të vokalit dhe të muzikës të gjithë shqiptarëve për një Myfarete që ishte rreth 19 vjeç, ishte një sadisfaksion dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme që ajo e kaloi me shume sukses”, tha Edmond Zhulali 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA