Shkoi në dyqan për t’i bërë dhuratë gruas e të dashurës, punonjësja i bën “gjëmën”…

11/10/2020 17:22

Punonjësja e një argjendarie ka treguar historinë e një burri të martuar, i cili njëkohësisht kishte një lidhje paralele me një grua tjetër.

Punonjësja Zoe Roe ka treguar për më shumë se 300 mijë ndjekësit e saj në aplikacionin “Tik Tok”, këtë histori. Ajo tha se një burrë u paraqit pranë dyqanit ku punon e i kërkoi ta ndihmonte në përzgjedhjen e dy dhuratave.

“Po punoja në argjendari dhe një burrë u fut brenda duke parë një dhuratë për gruan e tij, sepse ata shumë shpejt do të kishin 10-vjetorin e martesës. Zgjodhi një dhuratë me mbishkrimin, “gruaja ime e bukur”, ndërsa unë i thashë, a dëshironi ndonjë gjë tjetër zotëri. Ai tha se po dhe më kërkoi ta ndihmoja që të gjente diçka për vajzë më të re në moshë”, tha Zoe.

Më tej ajo ka zbuluar se në dhuratën e dytë, dëshironte një mbishkrim që shënonte 1-vjetorin e lidhjes së tyre të fshehtë.

“Ia paketova mirë, por ia ndërrova çantat. Në njërën e shënoi me K, për Kristin (gruan e tij) dhe tjetrën me L, Lauran (të dashurën). Ia dorëzova duke i bërë me dije se do t’ju pëlqenin shumë”, u shpreh Zoe.
E ky rrëfim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Ata i kanë kërkuar Zoe-s që të interesohet se çfarë ka ndodhur e të tregojë përfundimin e kësaj historie.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA