Mungesa e etiketës tek prodhimet me origjinë shtazore bën që konsumatori të mos ketë infomacionin e duhur se me cfarë po ushqehet .

Ne bëmë nje xhiro në tregjet e Tiranës dhe ajo që vumë re është se mbi nënproduktet e qumështit si djathi apo gjalspi gjejmë të shënuar vetëm cmimin të shoqëruar me një tabele e cila është shkruar me dorë, ku sipas shitësve për qellim ka inforimimin për vendin e origjinës të produktit. Për shembull djathi Gjirokastre. Por a duhet besuar kjo etiketë?

Djathi me niseshte dhe gjalpi i përgatitur me vaj palme ose margarinë janë falsifikimet që gjejmë mësë shumti tek këto dy nënprodukte të qumështit. Prodhuesit mashtrues e bëjnë këtë gjë për të ulur kostot dhe rritur fitimin. Sipas Administratorit të nje baxhojë në Lezhë, Alfred Markut konsumatori nuk duhet të blejë djathin që kushton lirë.

 

Top Channel