4 të vrarë e 30 të plagosur nga plasja e depozitës së karburantit në Beirut

10/10/2020 19:06

Një depozitë karburanti brenda një ndërtese ka shpërthyer mbrëmë në Beirut, duke vrarë të paktën kater njerëz e duke plagosur më shumë se 30.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin në bodrumin e furrës së bukës, i cili u dëgjua të gjithë kryeqytetin libanez.

Zjarrfikësit arritën të fiknin shpejt flakët dhe ndihmuan banorët e bllokuar në apartamentet e tyre.

Trupa të ushtrisë u dislokuan në zonën perëndimore të Tariq Jadidah për të mbajtur larg sehirxhinjtë.

Autoritetet thanë se të paktën një person kishte plagë të rënda ndërsa shumica e të tjerëve u trajtuan për thithje të tymit në mushkëri.

Aksidenti vjen dy muaj pas shpërthimit apokaliptik që vrau më shumë se 200 njerëz në portin e Beirut, plagosi 6,500 dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme.

Rreth 3,000 ton nitrat amoni, kimikat mjaft eksploziv i përdorur në fertilizuesit, shpërthyen më 4 gusht duke tronditur të gjithë qytetin.

Ende nuk dihet çfarë shkaktoi ndezjen e materialit por më shumë se 20 njerëz janë ndaluar për ngjarjen, shumica punonjës të portit dhe doganave.

FOTO GALERI
2/6
Një depozitë karburanti brenda një ndërtese ka shpërthyer mbrëmë në Beirut

Top Channel