SHBA nis sulme të reja ndaj objektivave ushtarake në Iran, hyn në fuqi bllokada detare
Një depozitë karburanti brenda një ndërtese ka shpërthyer mbrëmë në Beirut, duke vrarë të paktën kater njerëz e duke plagosur më shumë se 30.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin në bodrumin e furrës së bukës, i cili u dëgjua të gjithë kryeqytetin libanez.
Zjarrfikësit arritën të fiknin shpejt flakët dhe ndihmuan banorët e bllokuar në apartamentet e tyre.
Trupa të ushtrisë u dislokuan në zonën perëndimore të Tariq Jadidah për të mbajtur larg sehirxhinjtë.
Autoritetet thanë se të paktën një person kishte plagë të rënda ndërsa shumica e të tjerëve u trajtuan për thithje të tymit në mushkëri.
Aksidenti vjen dy muaj pas shpërthimit apokaliptik që vrau më shumë se 200 njerëz në portin e Beirut, plagosi 6,500 dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme.
Rreth 3,000 ton nitrat amoni, kimikat mjaft eksploziv i përdorur në fertilizuesit, shpërthyen më 4 gusht duke tronditur të gjithë qytetin.
Ende nuk dihet çfarë shkaktoi ndezjen e materialit por më shumë se 20 njerëz janë ndaluar për ngjarjen, shumica punonjës të portit dhe doganave.
Top Channel