E kam lexuar Louise Glück për gati më shumë se 20 vjet, më gjatë madje se shumë poetë, ylli i të cilëve është ngritur dhe venitur me kohë; më gjatë edhe sesa kam shkruar poezi. Ndoshta kjo mund të jetë dhe arsyeja pse unë ndihem aq e prekur dhe e ngazëllyer prej lajmit të Akademisë suedeze, kur u lajmërua se gruaja amerikane 77-vjeçare ka fituar çmimin Nobel në letërsi.
Por sigurisht kjo nuk është kaq e thjeshtë. Ky cmim për Louise Glück është më tepër. 12 koleksionet e saj me poezi të cilat poetja Glück i ka botuar deri më tani, janë kaq të ndryshme në stil dhe temën që ka prekur; që nga historitë familjare e deri ato që ka përjetuar vendi i saj qysh në librat e saj të parë, ajo e vitit 1968 me titullin Firstborn dhe e dyta The House on Marshland (1975). Ajo dallonte qysh herët për stilin e saj të jashtëzakonshëm dhe gjithnjë e më filozofik sidomos kur arriti të publikojë veprën e mëvonshme si Averno (2006), dhe koleksionin e saj më të fundit, Faithful and Virtuous Night (2014). Por ajo që spikat në gjithë këtë punë për gjatë gjithë viteve të krijmtarisë së saj është vëmendja aq e kthjellët, gati –gati e tejdukshme e saj ndaj detajit, thonë ekspertët. Ju lexoni dicka nga Glück dhe ndërkohë mendoni, ah po, natyrisht, kështu është. Ajo ka talentin e një shkrimtareje të jashtëzakonshme për të bërë të qartë atë që sheh dhe lexon mendja e saj, edhe jashtë botës së poezisë së saj komplekse.
Për të gjithë ata që dinë të lexojnë një poezi në anglisht, pra të një anglishteje artistike e kuptojnë thellësinë e botës së poetes. Më poshtë po nisim disa vargje. Poezia titullohet Ripe Peach dhe poetja e ka shkruar kur ka prekur moshën e mesme.
There was
a peach in a wicker basket.
There was a bowl of fruit.
Fifty years. Such a long walk
from the door to the table.
Kjo është Glück– u klasik, e cila vë në përdorim të gjitha shqisat e saj në kërkim të bukurisë femërore, vlerën e shpirtit të një gruaje të pjekur tashmë në një veprim të vetëm të kulluar. Vetëm aluzioni letrar tradhton kompleksitetin e qetësisë së dukshme: asnjë poet nuk mund të shmangë leximin vargjeve të famshëm të George Herbert mbi dashurinë, megjithëse lexuesit nuk i duhet ndonjë njohuri e tillë që poezia të ngjisë. Vargjet më lart konsiderohen prej poetes me tipar përfshirës dhe aspak përjashtues. Përmes dekadave të poezisë anglo-amerikane që alternohen mes inteligjencës së lartë dhe rrëfimit mbi kujtimet e mjerueshme, Glück ka vazhduar të shkruajë poezi që konsiderohet e prekshme nga të gjithë, pavarësisht prej sofistikimit të saj të madh.
Ripe Peach është botuar brenda koleksionit Seven Ages (2001), një libër që e kam dashur gjithmonë. Ku, ashtu si tek komedia e famshme e Shekspirit, As You Like It, tregohet historia e jetës së një burri, edhe tek poezia e poetes, rrëfehet jeta e një gruaje me lëngatat dhe dashuritë e saj, duke i konsideruar të dyja thuajse me një lehtësi të barabartë të prekjes së temës. Glück ka besimin të supozojë se përvoja e një gruaje është po aq e njëjtë për të sjellë një shembull njerëzor. Duke shkruar nën këtë stil, ajo tashmë ka arritur, pa polemika të sigurojë breza të tëra grash që jeta e tyre është po aq e vërtetë, sa cdo pjesë tjetër e fuqishme e njerëzimit, dhe po aq sa edhe cdo burri. Ajo ka treguar bukur mjeshtërisht shtegun e duhur të gjithë atyre që e ndiejnë veten të përjashtuar nga cdo normë mashkullore, apo kanunore për të cilën ne nuk duhet të heqim dorë ta hetojmë sic duhet.
Duke shkruar këtë lloj letërsie, nuk është për t’u habitur që Glück do të merrte nderimet kryesore letrare të SH.B.A.-së, duke filluar me dy Guggenheims dhe bursa të shumta të National Endowment for the Arts. Libri i saj i katërt i ashpër dhe i pikëlluar, The Triumph of Achilles (1985), fitoi çmimin Rrethi Kombëtar i Kritikëve të Librit: “The city rose in a kind of splendour /as all that is wild comes to the surface,” profetizoi ajo në një nga vargjet. Dhe Glück vazhdoi dhe vazhdon të dalë në sipërfaqe. Në vitin 1993, Wild Iris fitoi çmimin Pulitzer. Në vitin 1999, ajo mori çmimin Lannan; në vitin 2001, çmimin Bollingen; në vitin 2003, ajo u bë laureate e poezisë amerikane. Dhe këtë vit, si dhe Nobelin, ajo ka marrë çmimin Tranströmer, dhënë në kujtim të poetit të madh suedez Tomas Tranströmer, poeti i fundit që ka marrë çmimin Nobel, në vitin 2011.
Sigurisht, nuk është se ajo u bë papritmas “e madhe në Suedi”. Ajo që Glück ndan me mikun e saj laureat, Tranströmer, është një mendim i dhembshur, gjithëpërfshirës i të kuptuarit të fatit njerëzor. Pjesa më e madhe e asaj që është parë në veprat e saj, është pushteti për të ndryshuar botën dhe kjo është gjetur thellësisht në detaje në dy veprat e saj me ese, Proofs and Theories (1994) dhe American Originality (2017). “Përvoja themelore e shkrimtarit është pafuqia”, – na thotë ajo në esenë “Edukimi i një poeti”; jeta e tyre thotë ajo është e denjë të jetë plot zjarr e mall, aspak e qetë nga ndjesitë e arritjeve. Në punën aktuale, vazhdon ajo, është një disiplinë, një shërbim”. Në fund të fundit, është e qartë se poezia e Glück-ut, me gjithë dallimin e saj të madh, inteligjencën e gjallë dhe bukurinë e saj, nuk e ka humbur kurrë aftësinë për t’i shërbyer shoqërisë apo lexuesit.
Top Channel