Aktori i njohur italian, Gabriel Garko, deklaroi pak javë më parë se ishte gay, duke tronditur fansat e tij e duke shkaktuar reagime të shumta.
Ndërkohë, mediat italiane kanë zbuluar edhe bukuroshin që i ka rrëmbyer zemrën aktorit 48-vjeçar.
Ai quhet Gaetano Salvi dhe është 23-vjeç. Më parë, ai ka qenë i lidhur me Gabriele Rossi, por thotë se historia mes tyre ka mbaruar dhe se tani janë thjeshtë miq të mirë.
“Jam duke dalë me një person me të cilin ndihem shuam mirë, është një histori që sapo ka filluar”, tregon ai.
Gaetano, nj njeri larg botës së televizionit, por shumë aktiv në rrjetet sociale, duket se u fut në jetën e aktorit ën momentin më të mirë.
Tashmë ai u lirua nga “barra” që mbante dhe është i lirë të shijojë romancën e tij me 23-vjeçarin.
Top Channel