Ekzekutimi i dyfishtë në Malësinë e Madhe/ Çoi policinë pranë parcelës së kanabisit, shoqërohet babai i Danjel Pepajt

08/10/2020 21:19

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur vendin ditët e fundit, ku dy të rinj janë gjetur të vrarë ndërsa një tjetër është në kërkim pasi dyshohet se pas një konflikti për parcelat e kanabisit t’i ketë ekzekutuar.

Viktimat janë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, kushërinj të Danjel Pepaj i cili dyshohet si autori i vrasjes dhe ende nuk dihet për të.

Së fundmi policia ka shoqëruar babain e Danjel Pepajt, Rrok Pepaj,  cili ka treguar edhe parcelën me kanabis pranë të cilës u gjetën të vrarë Vilsoni dhe Klementi.

Ndaj Rrok Pepajt, ende nuk dihet nëse do të ngrihet një akuzë por burime paraprake thonë se ai mund të përballet me akuzën e moskallëzimit të krimit. Dyshohet se ai ka pasur dijeni për vendndodhjen e parcelave të kanabisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA