Thesaret e Bibliotekës Kombëtare/ Nga Libri më i vjetër i Papa Piu II deri te biblioteka private e Faik Konicës

07/10/2020 19:55

Ne e dimë që Biblioteka Kombëtare ka një fond te jashtëzakonshëm, por nuk i kemi parë të gjitha thesaret që janë këtu.

Qe nga botimet më të vjetra në vitet 1400 nga Papa Piu II, e deri tek ato vijuese, që janë tepër të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, po përgatitet për një ekspozitë tepër surprizuese në lidhje me këto thesare dhe ne kemi kënaqësinë t’i shohim të parët.

“Këtu ka një thesar të jashtëzakonshëm, që është pasuri jo vetëm e Shqipërisë, por edhe botës. Libri më i vjetër i Papa Piu II. Siç e shihni janë libra me vizatime të bëra me dorë. Këtu janë kodikët. Këto janë libra veneciane. Ka nje masë te jashtëzakonshme të librave të shtypur në Venedik. Ky është Pjetër Bogdani. Kjo është një nga historitë e Skënderbeut . Është botuar në Spanjisht, kastelançe. Janë vepra arti shpesh herë”.

Biblioteka ka një ndër botimet e para te Aristotelit në Evropë. Ka enciklopedonë e plotë të Didëroit. Veprat e Volterit, Ruso. Histori të Perandorisë Bizantine.

Si janë gjendur këtu?

Se si është një pikpyetje e madhe, sepse nuk ka të dhëna. Këtu është Çelebiu i famshëm. Keto janë vepra me profeci për fundin e Bizantit. Ka pafudnësisht libra të ngurave nga më të ndryshmet, që nga biblat. Ky është një libërth ushëtimesh.
Ky është ditari i Franc Nopçës në veriun e Shqipërisë. Kjo është biblioteka private e Faik Konicës. Kjo është Bibla e Martin Luther.

Unë mendoj që duhet të jemi krenarë për ekzistencën e kësaj biblioteke.

Ekspozita do të bëhet në COD në Kryeministri nga data 21 tetor deri më 3 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA