19/11 09:49
Shtatori i këtij viti ishte më i ngrohtë në të gjithë botën, njoftoi shërbimi i motit Copernicus.
Ai ishte për 0.05 gradë Celsius më i ngrohtë se shtatori i vitit të kaluar, i cili ka vendosur rekordin e mëparshëm të lartë.
Shkencëtarët thonë se ky është një tregues i qartë i temperaturave që nxiten nga emetimet e gazrave, që bën shoqëria njerëzore.
Copernicus, që është programi i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës, tha se ngrohtësia në Arktikun Siberian vazhdon të jetë shumë mbi mesataren.
Ky vit po ashtu parashikohet të jetë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në Evropë.
Sipas të dhënave të BE-së, që nga fundi i viteve 1970, temperaturat globale janë rritur për 0.2 gradë Celsius çdo dekadë.
Top Channel