Përfaqësuesja kuqezi vazhdon programin e saj stërvitor në Durrës në prag të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë që do të luaj në transfertë.

Mungesa e shumë lojtarëve titullar për shkak të moslejimit nga klubeve si rrjedhojë e pandemisë apo dëmtimeve, e ka detyruar trajnerin Edi Reja të përpiqet që të formojë një grup të ri në ekip. Në konferencën për shtyp të rradhës sulmuesi i Barcelonës B, Rey Manaj shprehet optimist për një rezultat pozitiv pasi në mungesë të Cikalleshit, Sadikut dhe Balajt, është shndërruar në shtyllën e këtij reparti.

Manaj:  Besoj se këto 2 ndeshje janë shumë të rëndësishme se në sfidën me Lituaninë nuk ishim vetvetja. në ndeshjet e kaluara grupi kishte arritur në Ekuilibër shpresojmë që në këto dy ndeshje normalisht duhet t’i fitojmë të dyja, por duhet të hyjmë në fushë të përqendruar. E dimë që në letër jemi më të fortë, por do të jetë fusha ajo që do ta tregojë

Një tjetër i ri që rishtazi ka zënë vend në formacionin e përfaqësueses sonë është Keidi Bare, mesfushori i skuadrës së Espanyol mungoi në humbjen e fundit ndaj Lituanisë në Tiranë por ishte ndër më të mirët në fitoren me Bjellorusinë ku shënoi edhe golin e dytë.

Bare: Duhet të theksoj se ndaj Lituanisë nuk  dhamë 100% tonë  ishim të shpërqendruar por në këto ndeshjet në vazhdim besoj se do t’i luajmë mirë dhe do të dalim me fitore. Pikësëpari duhet të mendojmë për ndeshjen e parë me Kazakistanin. Duhet të bëjmë lojën tonë, të hyjmë në fushë me synimin për të fituar dhe të zhvillojmë një lojë sa më të mirë më pas do të jetë fusha e lojës ajo që do të tregojë

Ndeshja me Kazakistanin do të zhvillohet më 11 tetor ndërsa ajo me Lituaninë më 14 tetor, të dyja të vlefshme për Ligën e kombeve në një grup ku të gjitha skuadrat kanë nga 3 pikë pas dy ndeshjeve të para. Këto dy takime të kuqezinjve do të transmetohen drejtpërdrejtë nga platforma Digitalb.

Top Channel