KQZ bëhet KSHZ/ Merr detyrën Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi

07/10/2020 15:41

Në 21 vitet e punës së tij Klement Zgurit i është dashur ta përshkojë shumë herë këtë koridor, por kjo ishte hera e fundit për te pasi i pasoi detyrën Ilirjan Celibashit, i cili rikthehet pas 15 vitesh ne krye te instituconit kryesor te administrimit te zgjedhjeve.

Sfida kryesore për të është një proces i gjithë pranuar.

Sfida e dytë është implementimi i teknologjsë  në zgjedhje, ku peshën kryesore  do e ketë nënkomisonerja Lealba Pelinku, e përzgjedhura e PD për realizimin e këtij  procesi.

Sot nisi puna zyrtarisht për përgatitjen e garës elektorale të 25 prilllit. Ilirjan Celibashit,  së bashku me 11 anëtarë të tjerë do të miratojnë dhe zbatojnë rregullat e reja për zgjedhjet. Por kush do e administrojë këtë votë?  12 anëtarët e rinj në të tri hallkat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve  janë përzgjedhje e politikes në kuadër të marrëveshjes politike  të 5 qershorit?

 Ilrjan Celibashi zgjedhje e Partisë Socialiste krahas eksperiencës së mëparshme si drejtues i këtij institucioni ka qenë edhe pjesë e kabinetit Rama 1.  E njëjta situata paraqitet edhe në hallkat e tjera ku në pozicionin e nënkomisionerit ka marrë detyrën Lealba Pelingu ish drejtuese e departamentit antikorrupsion ne Partinë Demokratike. 

Asgjë nuk ndryshon në dy hallkat e tjera. Në komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve midis 5 anëtarëve është edhe Ilir Rusmaili i cili në CV-në e tij ka të shkruar detyrën e zv/Kryeministrit te kabinetit Berisha, por edhe ministër i asokohe. Përzgjedhjes politike nuk i ka shpëtuar as Komisioni Rregullator.

TABELE

Komisioni Rregullator

1.Ilirjana Nano – ish eksperte e reformës në drejtësi

2.Dritan Çaka——–shef  kabineti në Postën Shqiptare

3.Arsen Çela  ish-keshilltari grupit i PS

4Muharrem Çakaj———ish-përfaqësues i LSI-së në KQZ

5.Helga Vukaj——–ish-ministre teknike e PD

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS)

1.Ilirjan Rusmali—— ish- zvkryeministër i PD-së

2.Elvin Lako —–jurist në Këshillin e Ministrave

3.Koli Bele—— ish-jurist i PS-së

4.Elvis Çefa—— ish-nënkryetar i KLD-së

5.Ledio Braho—— avokat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA