Kantieri i anijeve, i amortizuar / Puna për ndërtimin vazhdon në kushte të këqija

07/10/2020 12:43

Prej vitesh flota e peshkimit por dhe anijet e tjera kanë vuajtur mungesën e një kantieri të rregullimit por dhe të ndërtimit të anijeve.

Në qytetin e Vlorës ardhja e profesionistëve nga Turqia per të ndihmuar në ndërtimin e anijeve turistike ka filluar që prej fillimit të sezonit turistik,por mungesa e një kantieri ku të riparohen apo ndërtohen anije të lehta e vështirëson punën.

Pavarësisht vështirësive, specialistët shqiptarë jane optimistë teksa janë duke përfunduar këtë sezon vjeshte anijen turistike për të cilën u është dashur plot një vit punë.

Mungesa e një kantieri të riparimit apo dhe të ndërtimit të anijeve turistike dhe peshkarexhave sjell vështirësi si për ndërtuesit, peshkatarët, por dhe për pronarët e bizneseve që operojnë në qytetin e Vlorës gjatë sezonit turistik.

Top Channel