Itali/ E sëmura mendore mbetet shtatzënë pas përdhunimit gjatë izolimit në psikiatri

07/10/2020 16:40
Në hetimin e tyre policia po merr në pyetje doktorë e infermierë të spitalit të specializuar Oasi Maria SS, në provincën e Enna

Një grua e sëmurë mendore ka mbetur shtatzënë pas përdhunimit gjatë izolimit me koronavirus në një psikiatri në Itali.

E reja e cila nuk është emëruar pasi është fizikisht e paaftë, u sulmua në qytetin siçilian të Troina në prill, në kulmin e izolimit të ishullit nga koronavirusi.

Gjatë kohës së izolimit klinika nuk pranonte vizitorë dhe nuk është e qartë nëse autorët e përdhunimit janë anëtarë të stafit apo të huaj. Gjithashtu nuk është e qartë se përse raportimi nuk është bërë më herët.

Në hetimin e tyre policia po merr në pyetje doktorë e infermierë të spitalit të specializuar Oasi Maria SS, në provincën e Enna, për të zbuluar atë që ndodhi.

Agjencia shtetërore ANSA tha se prokuroria e Enna ka hapur një çështje abuzimi seksual. Zhvillimi vjen pas një rritje të frikshme të rasteve të dhunës ndaj grave gjatë periudhës së izolimit të koronavirusit.

Në gjashtë javët e para të izolimit botëror të pandemisë, një denoncim dhune seksuale ose shtëpiake bëhej mesatarisht çdo 30 sekonda dhe 75% e viktimave thonë se kufizimet e bënë më të vështirë largimin e tyre prej sulmuesve.

FOTO GALERI
3/3
Në hetimin e tyre policia po merr në pyetje doktorë e infermierë të spitalit të specializuar Oasi Maria SS, në provincën e Enna

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA