Klevis Xhoxhi do të jetë prefekti i ri i Elbasanit.
Që nga dita e nesërme, ai do të zëvendësojë prefektin aktual Maksim Malajn, teksa kjo lëvizje ka ndodhur gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë. Klevis Xhoxhi është kontribues i hershëm i Partisë Socialiste, madje dhe kandidat për deputet në të kaluarën.
Këtë herë kryeministri Edi Rama i ka besuar postin më të lartë në Elbasan, duke e emëruar në pozicionin e prefektit. Në vitin 2007-2008 ka pasur funksionin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun, Bashkia Elbasan.
Në vitin 2008-2015 pozicionohet si Drejtor i Qendrës Ekonomike të Arsimit Elbasan. Klevis Xhoxhi, nga 2015 në vazhdim, merr përgjegjësinë e pozicionit zv/Kryetar Bashkie Elbasan. Nga viti 2019 e deri sot, Xhoxhi mbante postin e drejtorit te Kadastrës Elbasan.
Top Channel