Një nënë dhe djali i saj tre-vjeçar janë gjetur dje të vdekur në shtëpinë e tyre në perëndim të Londrës, në rastin e dyshuar si vrasje-vetëvrasje.
Trupi i Poorna Kaameshwari Sivaraj, 36 vjeçe, dhe i të voglit të saj Kailash Kuha Raj, u zbuluan nga policia në shtëpinë e familjes, e cila tha se kishin vdekur prej disa ditësh.
Ndërsa vrasësi i dyshuar, bashkëshorti i Poorna dhe baba i Kailash, 42 vjeçari Kuha Raj Sithamparanathan, i gjet gjithashtu i vdekur, i vetëvrarë më së fundmi. Policia tha se beson se burri ka vrarë veten kur autoritetet hynë me forcë në shtëpi.
Qeni i familjes u gjet gjithashtu i vrarë.
Policia tha se megjithse hetimet janë në fazat fillestare, nëna dhe i biri janë vrarë para 21 shtatorit, kur ato nuk ishin parë më në publik.
Zyrtarët u njoftuan të dielën nga anëtarë të familjes të shqetësuar për mirëqenien e Poorna. Ata kishin trokitur disa herë të hënën pa marrë përgjigje.
Pasi folën me fqinjët ata u bënë të shqetësuar dhe nisën hyrjen me forcë. Oficerët thanë se babai i familjes kishte vrarë veten teksa policia po hynte, pa specifikuar mënyrën sesi.
Çifti ishin martuar në 2015 në Kuala Lumpur, dhe përshkruheshin si shumë miqësorë. Jamila, e cila jeton në një ndërtesë përbri familjes tragjike, tha: “Ata e donin shumë qenin e tyre dhe e nxirrnin gjithmonë jashtë për shëtitje. Ishin një familje shumë e dashur dhe askush nuk i jep kuptim kësaj ngjarjeje. Oficerët më thanë se e gjitha shtëpia ishte mbushur me gjak dhe se qeni gjithashtu ishte vrarë”.
Një tjetër fqinj që jeton sipër çiftit tha se i dëgjonte që debatonin shumë gjatë izolimit të koronavirusit. “E dëgjoja atë që i bërtiste të shoqit, i thoshte të merrte mjekimin. Në një rast ai i hodhi ilaçet nga dritarja”.
Top Channel