Jerry Quy është ai që ka luajtur rolin e maskotës së Arsenal “Gunnersaurus” prej 27 vjetësh por ‘u la të shkojë’ që prej mbylljes së stadiumeve për tifozët.
Tashmë mesfushori më i famshëm i Arsenal, Mesut Ozil edhe pse nuk është lejuar të luajë asnjë ndeshje në sezonin aktual, ka ofruar të paguajë rrogën e Gunnersaurus që ai të vijojë të zbukurojë stadiumin në ndeshjet e skuadrës në shtëpi.
Megjithse mesfushori gjerman Ozil ka probleme në drejtimin e klubit londinez, ai ka ofruar të paguajë rrogat e maskotës për sa kohë të jetë pjesë e klubit.
Ozil shkruante në Instagram: “Jam trishtuar që Jerry Quy, maskota jonë e famshme e besnike Gunnersaurus është lënë në pension të detyruar pas 27 viteve.
“Në këtë situatë unë ofroj të rimbursoj Arsenal me rrogën e plotë të maskotës tonë gjelbëroshe, për sa kohë të jem lojtar i Arsenal, në mënyrë që Jerry të vazhdojë punën e tij që pëlqen aq shumë.”
Top Channel