Juventus pranë rikthimit të Kolo Muanit, marrëveshja me PSG në fazën finale. Detajet më të fundit
Pas shumë surprizash dhe zhvillimeve të papritura, “Roland Garros 2020” nuk rezervoi përmbysje të bujshme në përballjet e fundit. Novak Djokoviç mundi Karen Khachanov në tri sete (6-4, 6-3, 6-3) duke treguar, si zakonisht, qëndrueshmëri në lojën e tij.
Kampioni serb kishte disa momente tensioni, duke pasur parasysh ecurinë e ndeshjes, në fund të setit të parë, por si gjithmonë e pati në kontroll të plotë ndeshjen. Numri 1 në botë mbetet një nga favoritët më të mëdhenj së bashku me Rafael Nadal.
Performancë e shkëlqyeshme edhe nga Stefanos Tsitsipas kundër Grigor Dimitrov (6-3, 7-6, 6-2). Megjithëse Bullgari luftoi me shumë vendosmëri, ai nuk ishte në gjendje t’i rrëmbente qoftë një set tenistit grek. Numri 6 i renditjes ATP, i cili tregoi formë të shkëlqyer, do t’i duhet të përballet me Andrey Rublev në çerekfinale.
Rusi u përball me një nga tenistët më në formë, hungarezin Marton Fucsovics, të cilin e mposhti 3-1 me sete (6-7, 7-5, 6-4, 7-6). Ishte një lojë plot rivalitet, në të cilën numri 12 i botës arriti të imponohej, duke kaluar në raundin tjetër. Nuk pati probleme në fund të ditës Pablo Carreno-Busta, i cili fitoi tri sete kundër Daniel Altmaier (6-2, 7-5, 6-2).
Top Channel