Në disa telefonata të regjistruara nga ish-zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Winston Wolkoff zbulohet tërbimi i zonjës së parë Melania Trump me aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels që pretendon marredhënie me burrin e saj.
Në një seri bisedash të regjistruara fshehtësisht, Melania e quan atë “prostitutë porno” kur mëson se foto e saj do të dalë në revistën Vogue.
Regjistrimet e telefonatave janë publikuar në librin e Stephanie Winston Wolkoff, ish-konfidente e administratës Trump dhe mikeshë e Zonjës së Parë.
Në bisedë zonja Trump shpreh tërbimin e saj ndaj Stormy – tre herë fituese e cmimit të Fansave të Medias për të Rritur për “Gjinjtë më të preferuar” – e cila do të fotografohej për Vogue nga profesionistja Annie Leibovitz.
Melania thotë: “Annie Leibovitz po bën fotot e një prostitute pornoje, dhe ajo do të shfaqet në edicionin e shtatorit apo tetorit.”
“Çfarë je duke thënë?”, e pyet Wolkoff.
“Stormy,” thotë Melania. “Do të dalë në revistën Vogue. Annie Leibovitz po i bën fotot.”
Aktorja porno Daniels, e lindur me emrin Stephanie Clifford, pretendon se ka pasur një marredhënie me Trump në 2006, rreth kohës kur ish-modelja Melania ishte shtatzënë me djalin Barron.
Donald Trump e ka mohuar lidhjen, por avokati i tij Michael Cohen është provuar që i ka paguar zonjës Daniels $130,000 për një marrëveshje mospublikimi të informacioneve pak para zgjedhjeve të presidenciale të 2016.
Në gusht 2018, Cohen u shpall fajtor për akuza kriminale në lidhje me pagesën, e cila përfshihej në kufizimet ligjore të fushatave elektorale në SHBA.
Autorja Wolkoff ka qenë më parë mikeshë e ngushte e Melania Trump por u përjashtua nga rrethi presidencial pas akuzave për parregullsi në financimet e ceremonisë së inaugurimit të presidentit Trump.
Top Channel