Pedofili i kastruar për përdhunimin e minorenes ankohet për dhimbjet: Nuk ia uroj as armikut

06/10/2020 16:45
Kazakistani ka përdorur kastrimin kimik në 11 pedofilë të dënuar që prej hyrjes së ligjit në fuqi në 2018.

Një pedofil i dënuar me kastrim kimik në Kazakistan tha se procedura i dhembi aq shumë sa nuk ecte dot.

I dënuari i paemëruar është dënuar me 15 vjet burg për përdhunimin e një vajze shkolle, si dhe me kastrim kimik, dënim tashmë i detyruar për pedofilët në republikën ish-Sovjetike.

Duke folur në një intervistë për eksperiencën, ai tha: “Është shumë e vështirë, nuk do t’ia uroja as armikut. Ju lutem për ndihmë, bëj apel për të gjithë që kastimi kimik të anullohet”.

I dënuari shtonte se dëshironte një familje kur të lirohej nga burgu.

“Kur të lirohem shpresoj të vazhdoj jetën time. Dua të kem një familje, por trupi më dhemb aq shumë nga injeksionet sa nuk eci dot, është e frikshme”, tha ai.

Kazakistani ka përdorur kastrimin kimik në 11 pedofilë të dënuar që prej hyrjes së ligjit në fuqi në 2018.

Përshkrimi i tij i procedurës është përdorur në mediat vendase si një paralajmërim ndaj shkelësve të tjerë seksualë.

Qeveria ka dhënë aktualisht fondet e procedurës për 88 shkelës seksualë ndaj fëmijëve.

Vendi ka blerë rezerva kimikatesh si Cyproterone, steroidal anti-androgen i krijuar për luftën ndaj kancerit, por përdoret dhe për kastrimin e pedofilëve.

Sipas ligjit kjo aplikohet ndaj shkelësve seksualë nga 18 deri në 65 vjeç.

Një infermiere dhe një mjeke më e moshuar që janë ngarkuar me detyrën e kastrimit të pedofilëve në një burg në Kazakistan, thonë se dhe perëndimi duhet të ndjekë shembullin e tyre.

68 vjeçarja Zoya Manaenko, insiston se procedura është ajo që duhet ndjekur ndaj abuzuesve me fëmijët.

“Ata kryejnë krime të tmerrshme kundër fëmijëve prandaj dhe ligji i lejon këtë”.

Por psikiatri rus Mikhail Peruvshin thotë se pedofilët e kastruar mund të bëhen më të rrezikshëm në të ardhmen. “Këta njerëz janë të sëmurë mendorë dhe duke bllokuar dëshirat e tyre seksuale, ata mudn të nisin vrasjet”, tha ai.

FOTO GALERI
2/3
Por psikiatri rus Mikhail Peruvshin thotë se pedofilët e kastruar mund të bëhen më të rrezikshëm në të ardhmen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA