Një oficer policie në Kili është akuzuar për vrasje në tentativë, pasi u kap në video duke hedhur një djalë 16-vjeçar nga një urë gjatë një proteste.
Në pamjet e publikuara është fiksuar momenti kur Anthony Araya po vraponte me një grup protestuesish antiqeveritarë të premten në Santiago, kur oficeri Sebastian Zamora iu afrua adoleshentit nga pas dhe e hodhi atë nga ura “Pio Nono”.
Siç pretendohet më tej, Arata ra në shtratin e lumit Mapocho. Fatmirësisht nuk e kaloi me pasoja të rënda këtë incident dhe aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe autoritetet, më konkretisht prokurori Ximena Chong.
“Polici iu afrua të riut prapa shpinës, duke e kapur dhe duke e shtyrë, e më pas ai ra nga rreth shtatë metra lartësi për të përfunduar në shtratin e lumit”, tha prokurori.
Top Channel